KRYEFAQJA » LAJME » Hidhet shorti i Kategorisë së Dytë të Kampionatit Kombëtar

Hidhet shorti i Kategorisë së Dytë të Kampionatit Kombëtar

Niveli i 3-të i Kampionatit Kombëtar të Futbollit, që njihet si Kategoria e dytë, ka hedhur të martën në mjediset e Federatës Shqiptare të Futbollit në kryeqytet, shortin e sezonit të saj të ri, duke i dhënë kështu udhë rrugëtimit të këtij edicioni, që ngre siparin më 1 tetor, me ndeshjet e javës së parë. Sipas formulës së miratuar nga Komiteti Ekzekutiv, 28 skuadrat pjesëmarrëse janë ndarë nga dy grupe me nga 14 skuadra secila, të cilat do të ndeshen me njëra-tjetrën me sistem kampionati, përgjatë 13 javëve të fazës së parë dje po aq të fazës së dytë. Kjo ndarja është bërë kryesisht mbi bazë gjeografike, për të mundësuar edhe logjistikisht, përballimin e pjesëmarrjes në kampionat nga këto skuadra. Formula e sivjetshme përbën një ndryshim nga ajo e vjetshmja, teksa në të morën pjesë 26 skuadra, të ndara në dy grupe nga 13 skuadra secila. Ndërkohë, për shkak të mosplotësimit të kushteve nga skuadrat që duhej të vinin këtë vit nga Kategoria e 3-të, dy skuadrat që duhet të zbrisnin nga Kategoria e Dytë, Kevitani dhe Skrapari, do të vazhdojnë të garojnë edhe këtë sezon në këtë kategori.

Sicred