KRYEFAQJA » LAJME » Hidhet shorti i Europa League dhe Champions League

Hidhet shorti i Europa League dhe Champions League

Kukësi mund të ndeshet me Karabagun e Ansi Agollit nëse kualifikohet në turin e tretë eleminator të Uefa Champions Lige. Kjo për vetë faktin se skuadra azere ka fituar takimin e parë me shifrat e thella 5-0 ndaj gjeorgjianëve të Samtredias. Ky ka qënë verdikti i Shortit të turit të tretë eleminator të hedhur mesditen e të premtes në Nyon të Zvicrës. Shorti në një farë mënyre i ka buzëqeshur verilindorëve që mund të kishin peshkuar skuadra që kanë lënë gjurmë në arenën ndërkombëtare si Ajaxi Amsterdamit, Celtic apo Olympiakos. Gjithsesi skaudra kukësiane sigurisht që nuk është e përqëndruar tek shorti i hedhur sepse përpara ka një mision të vështirë, fitoren në shtëpi ndaj Sherif Tiraspol për të përmbysur humbjen 1-0 në ndeshjen e parë. Ndërkohë shorti i hedhur ka dhuruar sfida interesante teksa spikat sfida mes francezëve të Nises dhe Ajaxit apo AEK Athinë-CSKA Moskes. Ndërkohë po të premten është hedhur dhe shorti për turin e tretë eleminator të Uefa Europa Lige i cili ka qënë mjaft i favorshëm për skuadrën e Skënderbeut. Korçarët kanë arritur të evitojnë “superfuqitë” si Atletik Bilbao e Dinamo Zagreb, ndaj nëse kalojnë turin, do të përballen me fituesen e çiftit Mllada Boleslav-Shemrok Rovers. Skuadra e Republikës Çeke, e cila mbylli kampionatin e kaluar në vendin e katërt, është favorite për të kaluar turin, pasi  fitoi dje 3-2 në fushën e irlandezeve të cilët gjithashtu mbyllën kampionatin e tyre në vendin e katërt.Për Shkëndijën e Tetovës, shorti i Ligës së Europës mund të rezervojë një skuadër të denjë për “hakmarrje” shqiptare. Nëse kalojnë HJK Helsinkin,  kuqezinjtë do të përballen me fituesen e çiftit Norrkoping-Trakai. Skuadra suedeze ishte ajo që eliminoi Prishtinën në turin e parë, ndërsa në duelin në shtëpi në turin e dytë, ka fituar 2-1 përballë lituanezëve.Persa i perket skuadrave te tjera Milani do te perballet me rumunet e CSU Craiovas,Dinamo Bukuresht me Atletico Bilbao dhe Olimpiku Marsejes me belget e Ostendes.

Sicred