KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Hetohet Kryetarja e Bashkisë së Romës për fallsifikim të akteve publike
virxhinia raxhi, kryebashkiakja e Romes, rome, itali, hetohet, nen hetim

Hetohet Kryetarja e Bashkisë së Romës për fallsifikim të akteve publike

Kryetarja e Bashkisë së Romës, Virginia Raggi, është vënë nën hetim nga Prokuroria italiane me akuzën e abuzimit të detyrës e fallsifikimit të akteve publike. Ajo do të merret në pyetje më 30 janar per akuzat se ka fallsifikuar aktet publike duke abuzuar me postin në emërimin në krye të Departamentit të Turizmit pranë Bashkisë së Romës, Renato Marra, vëllain e ish-kreut të Departamentit të personelit të kësaj komune. Ky i fundit është arrestuar pak javë më parë nga Policia financiare italiane me akuzën e korrupsionit. Sipas Prokurorisë italiane, kryetarja e Bashkisë së Romës, nuk ka ndaluar kreun e Departamentit të zyrës së personelit të emërojë në krye të Departamentit të turizmit vëllain e tij. “Jam e qetë, – ka komentuar në faqen e saj në facebook kryebashkiakia e Romës, – e kam besim të plotë tek drejtësia. Kam informuar mbi gjithçka liderin e Lëvizjes 5 Yje, Beppe Grillo”.Por deri më tani, Bepe Grillo nuk ka shprehur asnjë koment ndaj kësaj çështje. Virginia Raggi është zgjedhur në krye të Bashkisë së Romës pas fitores së Lëvizjes 5 Yje në këtë qytet në zgjedhjet lokale të qershorit të 2016.

Sicred