KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Hetimi Tatimor vijon kontrollet intensive në zonat turistike
Hetimi Tatimor vijon kontrollet intensive në zonat turistike

Hetimi Tatimor vijon kontrollet intensive në zonat turistike

Strukturat e Hetimit Tatimor vijojnë kontrollet intensive në zonat turistike. Këtë të dielë inspektorët kanë bllokuar për një muaj aktivitetin e 2 hoteleve të njohura në Durres, si dhe të një Bar – Restoranti në Tiranë për shkak të mosleshimit të kuponit tatimor. Po ashtu në pjesën e bregdetit të jugut, administrata tatimore ka vendosur bllokim për 30 ditë të aktivitetit ndaj 2 subjekteve në Borsh dhe Sarandë, ndërkohë që për tre subjekte të tjera në Borsh, Sarandë dhe Ksamil aktiviteti është bllokuar nga inspektorët pasi subjektet janë gjetur të paregjistruar.
Drejtoria e Hetimit Tatimor tërheq vëmendjen e tatimpaguesve që operojnë në zonat turistike të respektojnë detyrimet ligjore, me qëllim që të sigurohet një ecuri sa më e mirë e sezonit veror për të gjithë turistët, por dhe të garantohet konkurrenca e ndershme.

Sicred