KRYEFAQJA » LAJME » Hetimi i dosjeve të zyrtarëve të lartë

Hetimi i dosjeve të zyrtarëve të lartë

Këtë javë pritet që Gjykata e Lartë do vendos për fatin e hetimit dhe gjykimit të dosjeve të rëndësishme, siç janë ato ndaj politikanëve dhe zyrtarëve të lartë.
Janë më shumë se 10 dosje me emra deputetësh dhe ish zyrtarësh të lartë ndaj të cilëve kanë nisur hetimet për vepra të rënda penale.
Tom Doshi, Alfred Peza, Astrit Veliaj, Edi Paloka, dhe disa ish funksionarë të lartë shtetësorë, janë dosjet e para që pritet ti kalojnë për kompetencë organit më të ri, të emërtuar si SPAK.
Në një interviste për RTSH-në, Kryetari i Gjykatës së Krimeve të Rënda Sandër Simoni deklaron se fati i çështjeve do të vendoset brenda pak ditësh dhe kompetencë e SPAK. “Gjykata e Krimeve të Rënda sot gjykon si Gjykatë e Krimeve të Rënda sepse ligji është akoma në fuqi dhe jo si Gjykatë e Posaçme Antikorrupsion. Ky ka qenë vendimi ynë dhe këto çështje gjyqësore të sjella nga Gjykata e Lartë ne i kemi përcjellë për diskutim në Gjykatën e Lartë në mënyrën e ngritjes së mosmarrëveshjeve për kompetencë. Do vendoset nga Gjykata e Lartë për të parë nëse këto çështje do të gjykohen nga ne apo nga gjykatat e rretheve gjyqësore” tha zoti Simoni.
Por Reforma në drejtesi nuk mbetet e vetmja sfidë për gjyqësorin. Vettingu mbetet një tjetër çështje e cila pritet të bëjë kurbanet e parë edhe brenda sistemit gjyqësor.
A do e kalojne vettingun gjyqtarët e krimeve të rënda…? Zoti Simoni jep këtë përgjigje: “Jam i sigurtë në një farë mase që gjyqtarët e Krimeve të Rënda nuk do të kenë problem me procesin e rivlerësimit dhe do ta kalojnë me sukses këtë proces rivlerësimi për disa arsye. Kjo është një gjykatë e re krahasuar me gjykatat e tjera të sistemit gjyqësor, është një gjykatë e krijuar në vitin 2004. Përbëhet nga gjyqtarë të rinj në moshë, me eksperiencë. Në momentin e konstituimin e kësaj gjykate është bërë një proces vettingu, vlerësimi, përzgjedhje e tyre” tha zoti Simoni.
Kreu i Gjykatës së Krimeve të Rënda pranon që mbi gjyqësorin po ushtrohet presion, por sipas tij përgjegjësia mbi vendimin e marr është tek e fundit individuale. “Vërehet një lloj presioni, por unë mendoj që ne nuk jemi të të ndikuar nga ajo çfarë ndodh pasi përgjegjësia është e secilit gjyqtar, ai mban përgjegjësi për çdo vendim që jepet” tha zoti Simoni.
Gjykata e krimeve të rënda, shqyrton çështje të mëdha që lidhen me krimin e organizuar, korrupsionin trafiqet dhe terrorrzmin, por me ndryshimet e fundit kushteteuse, kjo gjykatë do të marr një tjetër emërtesë, duke u shndëruar në Gjyaktën Antikorrupsion.

Sicred