KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Hetimet për financim nga Kaddafi, Ish-presidenti Sarkozy paraqitet në polici

Hetimet për financim nga Kaddafi, Ish-presidenti Sarkozy paraqitet në polici

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, po merret në pyetje për të dytën ditë radhazi, në lidhje me akuzat se fushata e tij zgjedhore e 2007-ës ka marrë fonde nga regjimi i diktatorit libian, Muammar Kaddafi. Pasi kaloi natën në shtëpinë e tij, 63-vjeçari Sarkozi u paraqit sot para orës tetë të mëngjesit në zyrën e oficerëve të specializuar për hetimet ndaj korrupsionit, pastrimit të parave dhe evazionit fiskal. Ai u ndalua mëngjesin e së martës, por u largua nga policia rreth mesnatës. Avokatët e tij nuk i janë përgjigjur kërkesave për komente. Hetimi gjyqësor ka nisur në vitin 2013, pasi media franceze Mediapart publikoi akuzat e një biznezmeni franko-libanez, i cili pretendoi se kishte transferuar 5 milionë euro nga ish-shefi i inteligjencës së Kaddafit, te shefi i fushatës së Sarkozisë. Rasti është skandali më i madh i financimit politik në Francë. Ndërkohë, sipas ligjit francez, Sarkozi mund të mbahet për t’u pyetur deri në 48 orë. Pas mbarimit të kësaj periudhe, ai mund të lirohet dhe t’i thuhet se do të merret më vonë në pyetje ose mund të çohet para gjykatës për t’u përballur me akuzat.

Sicred