KRYEFAQJA » LAJME » Hetimet për drogën, prokurorët kërkojnë arrestimin e Tahirit

Hetimet për drogën, prokurorët kërkojnë arrestimin e Tahirit

“Unë menjëherë do të kërkoj nga prokuroria me vullnet të plotë dhe pa përfituar nga asnjë imunitet parlamentar dhe politik të cilët i refuzoj, të hetohet dhe të verifikohet gjithçka” tha Sajmir Tahiri. Pavarësisht se ish ministri u tregua i gatshëm të hetohet, por pa hequr dorë nga mandati i tij si deputet, prokurorët e krimeve të rënda, kanë kërkuar arrestimin e tij. Hetimet paralele në shtetin fqinjë për trafik ndërkombëtar droge, ku në përgjime përmendet edhe emëri i ish ministrit, ka detyruar prokurorinë e krimeve të rënda të nis hetimet edhe për Sajmir Tahirin disa ditë pas zbardhjes së përgjimeve ku dy persona të arrestuar në Itali përmendin emërin e ish ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri si garant i këtij trafiku, prokuroria për Krimet e Rënda kërkon arrestimin e tij. Me një shkresë publike, drejtuar kuvendit të Shqipërisë, Prokuroria kërkon autorizimin për heqjen e mandatit të deputetit Tahiri dhe ushtrimin e kontrollit për deputetin. “Në shkresën dorëzuar sot në mesdite në zyrat e Kuvendit i kërkohet Komisionit të Mandateve miratimin e kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda për dhënien e autorizimit për arrestimin dhe kontrollin personal dhe të banesës së deputetit Saimir Tahiri. Veprat penale për të cilat dyshohet ish-ministri i Brendshëm janë:

1.Trafikimi i narkotikëve kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal,

si dhe

2.“Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë’’.

Sicred