KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Hetimet mbi masakrën e Las Vegas
Masakra e Las Vegasit, dalin hollësi të reja

Hetimet mbi masakrën e Las Vegas

Policia e priste me padurim marrjen në pyetje të Marilou Danley, me shpresën se e dashura e vrasësit të Las Vegasit do të ofronte ndonjë të dhënë e cila të ndihmonte të hidhej dritë mbi arsyet e gjestit të tij ekstrem. Por, 64-vjeçarja thotë se nuk ka as idenë më të vogël përse Stephen Paddock hapi zjarr mbi njerëzit e mbledhur për të ndjekur një koncert “country” duke vrarë 58 prej tyre e duke plagosur mbi 500 të tjerë. Danley e përshkroi autorin e masakrës si një partner “të qetë, të dashur e të sjellshëm”. Gruaja u shpreh e tmerruar nga ai që e quajti një akt i papërshkrueshëm dhune e sqaroi se kishte menduar që Paddacok ia kishte blerë biletën për në Filipine e i kishte derdhur në llogari 100 000 dollarë sepse donte të ndahej me të. Policia ka lënë të kuptohet se Paddock mund të ketë pasur një “jetë sekrete”. Mendohet se ai kishte planifikuar të largohej nga vendi i ngjarjes dhe jo të vriste veten, por autoritetet nuk japin detaje të tjera. Është arritur të mësohet se disa orë përpara masakrës, Paddock kishte qenë duke luajtur në kazino. Javën e kaluar, 64-vjeçari kishte marrë me qira një apartament në katet e sipërme të kompleksit luksoz Ogden në qendër të Las Vegasit, gjatë një tjetër festivali që mbahej në ambiente të hapura. Nderkaq Presidenti Donald Trump dhe e shoqja Melani ishin në Las Vegas, ku vizituan të plagosurit në spital. Shefi i Shtëpisë së Bardhë përgëzoi policinë dhe njerëzit që u përpoqën të ndihmonin viktimat, duke u thënë: Jemi 100% me ju! `

 

Sicred