KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rusi, kërkohen shkaqet e tragjedisë së avionit

Rusi, kërkohen shkaqet e tragjedisë së avionit

Hetuesit rusë po kërkojnë në fushat e mbuluara me borë pranë Moskës, për të gjetur të dhënat që mund të zbardhin shkakun e rrëzimit të avionit të pasagjerëve. 71 personat që ishin në bordin e avionit të kompanisë “Saratov Airlines” humbën jetën kur mjeti fluturues u rrëzua pak minuta pas ngritjes në fluturim nga Aeroporti “Domodedovo”. Zyrtarë rusë thanë për mediet se po shqyrtojnë ndikimin e kushteve meteorologjike, një gabimi njerëzor apo defekte teknike, mes shkaqeve të mundshme. Terrorizmi nuk është konsideruar mes tyre. Avioni i modelit “Antonov AN148” po udhëtonte drejt Orkust në malet urale. Ai u rrëzua në afërsi të fshatit Argunovo, rreth 80 km në juglindje të Moskës. Mësohet se ekipet e emergjencave u detyruan që të braktisin makinat në rugë për shkak të borës dhe të shkonin në këmbë deri në zonën e rrëzimit të avionit.

Sicred