KRYEFAQJA » LAJME » Hetime për pasuritë e paligjshme

Hetime për pasuritë e paligjshme

Ndërkohë policia e shtetit njoftoi nisjen e hetimeve mbi disa persona të dyshuar për aktivitet kriminal në fushën e krimit të organizuar dhe pastrimit të parave. Ajo thotë se i ka referuar Prokurorsë së Krimeve të Renda disa raste për proçedim pasuror të këtyre shtetasve në qytete Tiranë, Vlorë, Berat dhe Lezhë. Hetimi ka filluar për poseduesit e 15 automjeteve luksoze, 9 njësive tregtare, 8 banesave me sipërfaqe totale 700 m2 dhe një vile trekatëshe. Sipas burimeve policore këto pasuri janë të dyshuara se rrjedhin nga veprimtarinë kriminale dhe nuk justifikohen me burime të ligjshme.

Sicred