KRYEFAQJA » LAJME » Hetim për ekstradimin e “financierit” të Habilajve
Hetim për ekstradimin e "financierit" të Habilajve

Hetim për ekstradimin e “financierit” të Habilajve

Prokuroria e Durrësit nis hetimet për prokurorët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda të cilët vendosën ekstradimin drejt Italisë të të pandehurit Nazar Seitajt, i njohur ndryshe si financieri i grupit të Habilajve, i akuzuar si prodhues dhe trafikantë droge. Në Shqipëri ky i pandehur mbrohet nga avokati Detar Hysi, i cili deklaron se ka bërë kallzim penal ndaj prokurorëve që vendosën ekstradimin e klientit të tij. Në një reagim të tij të bërë publik, ai pretendon se nuk ka marr asnjë njoftim për procedurat e ekstradimit të klientit të tij. “Prokuroria e Krimeve të Rënda ka tejkuar kompetencat, duke caktuar masë sigurimi me indicie të mara nga përgjimet italiane, dhe jo me prova dhe fakte të ndodhura në shtetin tonë!” shkruan avokat Hysi. Sipas tij drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka shpërdoruar detyrën, duke tejkuar çdo kompetencë.
Nazar Nasfi u esktradua në Katania më 25 janar dhe ky fakt solli përplasje mes Ministrisë së Drejësisë dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Ministria e Drejtësisë deklaroi e para se kishte ndjekur të gjitha procesurat sipas ligjit dhe marrëveshjes për ekstradimin e shtetasve shqiptarë, ndërsa disa orë më vonë Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se ka nisur hetimin për veprimet e palëve të përfshira në këtë vendimarrje.
Një gjë është fakt, Nazar Seiti, ishte i arrestuar me një masë sigurimi “arrest me burg”. Ndaj tij kishte dhe një masë të dhënë nga shtetit italian për llogari të hetimeve në Katanja me grupin Habilaj. Vetë i pandehuri kishte kërkuar të hetohej nga drejtësia italiane, ndërsa kërkesa për esktradim u bë nga prokurorët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Sicred