KRYEFAQJA » LAJME » Hersonisos, Bushati takohet me Kotzias
Hersonisos, Bushati takohet me Kotzias

Hersonisos, Bushati takohet me Kotzias

Çështjet e hapura mes Shqipërisë dhe Greqisë, përfshirë ato me karakter historik, aktual si dhe për perspektivën e marrëdhënieve dypalëshe do të diskutohen në takimin mes Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati dhe homologun e tij grek, Nikos Kotzias, në Kretë.
Takimi zhvillohet në Hersonisos, në afërsi të qytetin Heraklion që është kryeqendra e Kretes. Nga të dy palët ende nuk ka asnjë hollësi.
Ende nuk mund të bëhet një parashikim i saktë mbi rezultatet e takimit dhe mbetet enigmë se cilat nga çështjet do të gjejnë zgjidhje. Disa komentatorë shënojnë se më e mundshmja është që të avancojnë disa nga çështjet që konsiderohen si jo shumë të nxehta, por me impakt të madh në jetën e përditshme, sidomos të emigrantëve shqiptarë në Greqi. Të tilla janë njohja reciproke e patentave të drejtimit të mjetit dhe heqja e vulës apostile.

Sicred