KRYEFAQJA » LAJME » “HËNA E PËRGJAKUR” EKLIPSI MË I GJATË I SHEKULLIT

“HËNA E PËRGJAKUR” EKLIPSI MË I GJATË I SHEKULLIT

Fenomeni natyror ku toka dielli dhe hëna u vendosën në vijë të drejtë dhuroi spektakël për qytetarë të shumtë të botës. Eklipsi hënor ndodhi mbrëmjen e 27 Korrikut . Ky ekplips u quajt “Hëna e Përgjakur”, dhe është fenomeni natyror më i gjatë i këtij shekulli. Më i dukshëm ky fenomen u shfaq në Afrikën jugore, Australi, Indi e Madagaskar, edhe  pjesërisht u bë e  dukshme në Europë dhe Amerikën e Jugut. Hëna që u kthye në një ngjyrë të kuqe u shfaq edhe në Shqipëri. Njerëzit nxituan ta shijojnë këtë pamje duke e vështruar atë gjatë gjithë kohës që ndodhi. Gjatë eklipsit, hëna, sateliti i vetëm natyror që ka Toka, ndryshoi nga e argjendtë në një të kuqe të fortë, për shkak të bllokimit të dritës së diellit nga hija e tokës.  Protagonist i këtij eklipsi ishte edhe planeti mars i cili u shfaq si një yll i shndritshëm. Rreth orës 21:30 hëna ishte e zënë e gjitha dhe u shfaq ajo që shkencëtarët e pagëzuan si “Hëna e Përgjakur”. Eklipsi u pagëzua më këtë emërërgjakur’ është emri që i është dhënë Hënës gjatë eklipsit hënor. Ky i fundit shfaqet kur Toka kalon midis Diellit e Hënës, duke futur Hënën në hije. Ndryshe nga eklipsi i Diellit, kur Hëna kalon midis Tokës e Diellit, duke bllokuar dritën e tij, Hëna nuk errësohet gjatë eklipsit të saj, por shfaqet e kuqe. Për shkak të dritës që përhapet në drejtime të ndryshme përmes atmosferës së Tokës, një pjesë e dritës së Diellit arrin Hënën.  Meqenëse rrezet blu e vjollcë përhapen më tepër se e kuqja dhe portokallia, në Hënë mbërrijnë më tepër rreze të kuqe, duke e bërë të marrë këtë ngjyrë. “Hëna e Përgjakur” erdhi mbremjen e 27 korrikut e shoqëruar nga Marsi që ndriçoi më shumë se çdo herë tjetër. Eklipsi i plotë zgjati një orë e 43 minuta duke e bërë kështu eklipsin më të gjatë të Hënës të shekullit XXI.

Sicred