KRYEFAQJA » LAJME » Hemilton fiton në Hokenheim
Hemilton fiton në Hokenheim

Hemilton fiton në Hokenheim

Piloti i Formula 1 Lewis Hamilton i Mercedesit ka arritur të bëjë mrekullinë në Çmimit të Madh të Gjermanisë në pistën e Hokenheimit. Ndonëse u nis i 14-ti ai arriti të dalë i pari në një garë mjaftë të fortë. Disa komentatorë thanë se në ndihmë të tij erdhi dhe shiu i cili nisi 25 xhiro para fundit. Sebasatian Vetel i Ferrarit i cili kryesonte garën rrëshqiti në një prej kthesave. Gati të njëjtën gjë bëri edhe Raikonen, por ai qendroi në garëm duke zënë vendin e tretë pas Botas. Në përfundim Hamilton e kaloi me 17 pikë Vetelin, duke i dhënë kampionatit botëror ngjyra dramatike. Edhe kjo garë u soll drejtpërdrejtë  nga rrjeti i RTSH i cili ka ekskluzivitetin e këtij transmetimi.

Sicred