KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Helmimi i ish spiunit rus, May: Ka shumë gjasa që Rusia të jetë përgjegjëse!
Londër, ndryshime në qeveri mes polemikave

Helmimi i ish spiunit rus, May: Ka shumë gjasa që Rusia të jetë përgjegjëse!

Komisioni për Sigurinë Kombëtare në Britani u mblodh për hetimin e helmimit të ish-spiunit rus dhe vajzës së tij rreth një javë më parë. Kryeministrja Theresa May i është përgjigjur presidentit Rus Vladimir Putin, i cili në një deklaratë i ka kërkuar Mbretërisë së Bashkuar për të përfunduar hetimet përpara se të fillojnë bisedimet zyrtare me Rusinë. May tha se “Rusia duhet të shpjegojë se si agjenti i nervor ushtarak është përdorur në sulmin e Salisburi”, ku mbetën pa ndjenja Sergei Skriptal dhe Julia Skriptal. Ajo tha se ishte “shumë e mundshme” që sulmi ishte një akt i drejtpërdrejtë nga shteti rus në Britani. “Qeveria ka arritur në përfundimin se ka shumë gjasa që Rusia të jetë përgjegjëse,” tha ajo. “Ose ky ishte një akt i drejtpërdrejtë i shtetit rus kundër vendit tonë, ose qeveria ruse humbi kontrollin e këtij agjenti nervor potencialisht katastrofik dhe i lejoi të hyjë në duart e të tjerëve”, tha May. Hetimi për këtë ngjarje tashmë ka hyrë në ditën e tetë dhe ende nuk është bërë publik natyra e agjentit nervor. Kryetari i komitetit për punë të jashtme në Parlamentin britanik, ka thënë se helmimi dukej “sikur të ishte i sponzorizuar nga shteti”. Por Kremlini ka mohuar çdo përfshirje në helmimin e ish-spiunit rus.

Sicred