KRYEFAQJA » LAJME » Helmimi, 8 fëmijë nga Puka në spitalin e Shkodrës

Helmimi, 8 fëmijë nga Puka në spitalin e Shkodrës

8 fëmijë të shkolles së bashkuar “Nikoll Lleshi” të njësise administrative Gjegjan në Bashkinë e Pukës janë transportuar pranë spitalit Rajonal Shkoder, pasi kanë rishfaqur simptoma të intoksikimit: “Asnjëri nuk është në gjendje të rëndë. Paraqesin ankesa me dhimbje barku dhe tendenca për të vjella. Janë vënë menjëherë në terapi ndërkohë po presim ekzaminimet për të kuptuar më qartë llojin e intoksikimit” tha Greta Naraçi Shefe e Pediatrisë në spitalin e Shkodrës. Nisur nga dyshimet se helmimi ka ardhur për shkak të mosrespektimit të rregullave të dezifektimit të mjediseve të shkollës Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor Shkodër ka urdhëruar mbylljen e përkohshme të shkollës: “Në moment i kemi dërguar shkresë ISHP Tiranë për verefikimin e cilësisë së ajrit në ambjentet e shkollës ndërkohë që pas verifikimeve dhe inspektimeve janë marrë masa administrative ndaj DSHP Pukë për shkelje të rregullave të zbuluara gjatë kontrolleve sanitare. Në momentin që flasim aktiviteti arsimor vazhdon të jetë i pezulluar deri në qartësimin e plotë të situatës” theksoi Kryeinspektorja e ISHSH Arsida Tyli. Sipas burimeve nga Spitali dhe policia e Pukës, me 4 Tetor, 10 fëmijë të shkollës Gjegjan, kanë patur simptoma të njëjta, marrje mendsh, dhe të vjella. Fëmijët pasi kanë marrë mjekim në spitalin e Pukës, Rreshenit dhe Qendrën Shëndetësore Gjegjan janë kthyer në shtëpi. 5 ditë më vonë 8 prej këtyre fëmijëve u janë rikthyer sërish simptomat, ndërsa tashmë janë nën terapi pranë spitalit rajonal Shkodër.

Sicred