KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Heili: SHBA nuk është më e fokusuar në largimin e Assadit në Siri

Heili: SHBA nuk është më e fokusuar në largimin e Assadit në Siri

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Niki Heili, deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk besojnë me në largimin e presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad, si parakusht për zgjidhjen e luftës civile në këtë vend. Duke folur në Nju Jork, zonja Heili tha se “tashmë prioritet i Amerikes nuk është të jetë e pranishme në Siri dhe të përqëndrohet në largimin e Asadit. Ajo shtoi se Uashingtoni nuk do të fokusohet te Asadi, në mënyrën siç ka vepruar administrata e mëparshme e presidentit, Barak Obama. Edhe sekretari amerikan i shtetit, Reks Tillerson, është shprehur se e ardhmja e Asadit do të vendoset nga populli i Sirisë. Por opozita siriane reagoi pas këtyre komenteve duke thënë se nuk do të pranojë asnjë lloj roli për Bashar al-Asadin në asnjë fazë të bisedimeve për të ardhmen e Sirisë.

Sicred