KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Heili: Raketat që u hodhen në Arabinë Saudite ishin të Iranit

Heili: Raketat që u hodhen në Arabinë Saudite ishin të Iranit

Raketa që rebelët Huthi të Jemenit lëshuan ndaj kryeqytetit të Arabisë Saudite, mban shenjat dalluese të një arme të siguruar nga Irani. Ambasadorja amerikane në Okb, Niki Heili, u shpreh në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit se veprimet e Iranit kërcënojnë ta tërheqin botën në një konflikt rajonal që po zgjerohet. Raketa u asgjësua dje nga ushtria saudite dhe nuk ka patur raportime për dëme. Irani mohon akuzat se armatos rebelët Huthi në Jemen, të cilët luftojnë kundër qeverisë së Jemenit dhe koalicionit të drejtuar nga sauditët. Televizioni i rebelëve Huthi raportoi dje se raketa balistike kishte patur si shenjestër një pallat mbretëror në Riad. Duke iu adresuar këshillit të sigurimit në Nju Jork, Ambasadorja Amerikan Heili tha se raketa mbante shenjat dalluese të armëve iraniane që ishin përdorur gjatë sulmeve të mëparshme. – Ne duhet të bashkëveprojme që të vëmë në dukje krimet e regjimit të Teheranit deh të bëjmë ç’është e mundur për t’u siguruar që ata do ta marrin mesazhin, “ tha ambasadorja amerikane, e cila i sugjeroi këshillit një listë masash që duhen marrë kundër Teheranit, por Rusia, e cila ka marrëdhënie miqësore me Iranin sinjalizoi se nuk do t’i mbështeste këto masa.

Sicred