KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » HEC-i i Fierzës ndalon shkarkimet

HEC-i i Fierzës ndalon shkarkimet

Ndërprerja e reshjeve të shiut ka sjelle normalizimin e prurjeve në basenin e ujëmbledhsit më të madhë në vend, atij të Hidrocentralit të Fierzës. Niveli maksimal i ujit ka arritur në 294.5 metër, vetëm pak centimetra largë kuotës maksimale që është 296 metra. Aktualisht në hidrocentral janë në punë të katër turbinat ,që përpunojnë 480 metërkub ujë në sekondë, dhe prodhimi i energjise është maksimal. Liqeni i Fierzës shërben edhe si rregullator i sasise së ujit për dy digat e hidrocentraleve të tjera që janë të ngritur mbi lumin Drin atë të Komanit dhe Vaut të Dejës.

Sicred