KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » HEC-et e Kukësit, dyshime në dhënien e konçesioneve

HEC-et e Kukësit, dyshime në dhënien e konçesioneve

Më 2 shkurt, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi ndërtimin e 5 hidrocentraleve në rrjedhën e përroit të Rekës dhe të Shishtavecit në Kukës. Propozimi vinte nga shoqëria koncesionare “ Reka Energy”, e cila ka fituar koncesionin për këto hidrocentrale, me 7 shkurt 2012-në kohën e qeverisë Berisha. Miratimin e ka dhënë edhe Këshilli Kombëtar i Territorit, i cili parashikon ndërtimin e hidrocentraleve në “Zaje”, “Tujan”,“Xhaferraj”, “Kollovoz” dhe “Novosejë”.
Por banorët e kësaj zone nuk e pranojnë një gjë të tillë. Ata kanë zbritur disa herë në qytetin e Kukësit dhe kanë protestuar para institucioneve. Kundërshtimi i tyre veç indinjatës ka edhe argumenta. Më kryesori është ai i Zonës së Mbrojtur.
Specialistët e mjedisit thonë se nga eksperienca e ndërtimit të këtyre veprave, asnjëherë nuk është respektuar kontrata mjedisore.
Nga ana e tij përfaqësuesi i qeverisë, prefekti i zonës Zenel Kuçana thotë këto zona janë në vemendje për tu zhvilluar si zona turistike për bukuritë si zona natyrore të mbrojtura.
Zona Korab – Koritnik, ku bën pjesë dhe zona ku është miratuar ndërtimi i pesë hidrocetraleve, është shpallur zonë e mbrojtur me Vendim të Këshillit të Ministrave më 21 nëntor 2011.
Por në të gjithë këtë histori, tërheq vëmendjen edhe vetë kompania ndërtuese Reka Energy. Në një vështrim të shpejtë në faqen e saj në internet www.opencorporates.al, bie në sy se ajo është krijuar me 14.02.2012, ndërsa kontrata e konçesionit është nënshkruar një javë më parë më 07. 02. 2012. Por nuk mbaron me kaq. Administratori Reka Energy është Rexhep Tarba. Tarba ka qenë mbikëqyrësi i punimeve në Rrugën e Gjinarit, në Elbasan. Për abuzimet në ndërtimin e kësaj rruge, prokuroria ka nisur një proces hetimor. Disa zyrtarë të lartë të ARRSH, dhe Tarba si mbikqyrës i punimeve gjenden në arrest me burg. Ndaj tyre rëndon akuzën për shpëdorimet e fondeve gjatë ndërtimit të rrugës. Të gjitha këto të krijojnë dyshime për afera korruptive në ndërtimin 5 hidrocentraleve në rrjedhën e përroit të Rekës dhe të Shishtavecit në Kukës.

Sicred