KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » HEC-et e Kanionit të Osumit, Klosi: Nuk do të ndërtohen, abuzuesit në ndjekje penale!

HEC-et e Kanionit të Osumit, Klosi: Nuk do të ndërtohen, abuzuesit në ndjekje penale!

Ministri i Mjedisit Blndi Klosi ka paralajmëruar se HEC-et e palinifikuara për t’u ndërtuar në Kanionin e Osumit nuk do të ndërtohen dhe se të gjithë ata që kanë dhënë lejet e ndërtimit apo ato mjedisore do të shkojnë për ndjekje penale. “Ne do të bëjmë të gjithë procedurat investigative, çështje penale, do të revokojmë dhe lejen mjedisore që edhe i ka kaluar koha dhe është dhënë në kundërshtim me këto zona që duhet mbrojtur” tha të premten zoti Klosi nga vendi ku parashikohej të kryhej ndërtimi. “Është një absurd jo vetëm i këtij kanioni, por 25 viteve me mënyrën si ne trajtojmë mejdisin. Ajo do të shkaktonte jo vetëm ndryshim të mjedisit, por do të reduktojë në mënyrë dramatike dhe ujin e kanionit”. “Këtu jemi për të reflektuar përsa i përket gjithë sitautës që kemi me mjedisin” tha ai.
Ministri i mjedisit Klosi tha se do të shkojnë në ndjekje penale të gjithë ata që kanë dhënë lejet, apo kanë ndryshuar koordinatat për të përfituar leje mjedisore. “Të shohësh të gjithë lejet e tjera që me lejet e ujit janë me koordinata të gabuara, duke e bërë të gjithë procesin e dokumentave zyrtare proces të manipuluar dhe atemuar” tha ministri.
“Jemi këtu për të mbështetur idenë e mosndërtimit të këtij HEC dhe ne do të vazhdojmë të gjithë procedurat ligjore. Do të çojmë për ndjekje penale këdo zyrtar që ka ndërtuar dhe ka lejuar që me disa dokumente të falsifikuara të ndërtohen. Po ashtu ndjekje penale për kompaninë që ka maniupluar koordinatat” përsëriti ministri Klosi.

Sicred