KRYEFAQJA » LAJME » Hasani nënshkruan me Vllazninë/Edhe tre lojtare të huaj në provë te skuadra shkodrane

Hasani nënshkruan me Vllazninë/Edhe tre lojtare të huaj në provë te skuadra shkodrane

Vllaznia ka nisur javen e tretë stervitore, në stadiumin “Reshit Rusi”. Nga sa bëhet e ditur nga drejtuesit e klubit kjo do të jetë java e fundit për kuqeblutë në Shkodër, sepse më pas skuadra do të shkojë në Malin e Zi për të kryer fazen themelore përgatitore. Me kuqeblutë është bashkuar edhe mesfushori Edon Hasani. Pas shumë mëdyshjesh, për të zgjedhur ofertat nga jashtë vendit, si dhe nga Partizani, Hasani vendosi të vazhdojë karrieren me skuadrën e qytetit të tij të lindjes. Krahas tij te Vllaznia po sterviten edhe tre futbollistë të tjerë të ardhur për provë. Portjeri Ndriçim Kojeli dhe sulmuesi boshnjak Nedo Turkoviç. Në portë, në vazhden e kërkimit të një alternative tjetër për të plotësuar treshen e portierëve të skuadrës së parë, me Vllazninë po stervitet 20 vjeçari Ndriçim Kojeli, një shqiptar i lindur në Tropojë dhe banues aktualisht në Belgjikë ku edhe aktivizohet me ekipet e atjeshme. Me një gjatësi prej 1 meter e 94 cm, ai kërkon të marrë votëbesimin e stafit teknik me synimin për të sfiduar dyshen aktuale të portjerëve të Vllaznisë, Erlind Selimaj dhe Alen Sherri. Kosovari me banim në Zvicër, Alban Ramadani ka rënë në sy për paraqitjet e mira. 22-vjeçari me gjatësi 1 meter dhe 84 cm vjen nga kampionati i kategorisë së dytë në Zvicer, por që më herët ka luajtur edhe në futbollin Italian në Pro Lega. Luan në mesfushë, kryesisht si mesfushor shkatërrues. Duket se Ramadani mund të jetë blerja e dytë zyrtare e Vllaznisë në këtë merkato verore. Me shumë interes është pritur edhe mbërritja e futbollistit tjetër të huaj, boshnjakut Nedo Turkoviç. 27 vjeç, i gjatë 1 meter dhe 90 cm, sulmues, aty ku Vllaznia ka mangësitë më të mëdha pas largimit të treshes Bakaj-Hebaj-Dibra. Turkoviç është lojtar i lirë, ndërkohë që më parë është aktivizuar me Olimpik Sarajevos, Zeljeznicar, Azal, Lovcen, Travnik, etj.

Sicred