KRYEFAQJA » LAJME » Harmonia fetare në Shqipëri, përvojë unikale vlerash

Harmonia fetare në Shqipëri, përvojë unikale vlerash

Kur bota mbarë po përballet me ekstremizimin e dhunshëm fetar, Shqipëria vendi i vogël ballkanik sjell një përvojë unikale vlerash. Ky vlerësim vjen nga Vatikani dhe përfaqësuesit e tij të cilët pak ditë më parë u mirëpritën në Shkodër nga përfaqësuesit e pesë besimeve fetare shqiptare. Ata u njohën drejtëpërdrejtë me bashkëjetesën mes feve të ndryshme në Shqipëri, një rast i rrallë ky edhe në botën e qytetëruar.

Një prej organizatorëve të konferencës me temën kuptimplote se “Çfarë mund ti mësojë Shqipëria Europës?” Dom Mark Shtjefni tha se takimi ishte shumë i gjallë dhe për miqtë e vatikanit shumë befasues.

Nënkryetari i Komunitetit Myslyman Shqiptar Lauren Luli tha me këtë rast se në Shqipëri harmonia mes feve është në shkallë të paimagjinueshme në shumë vende.

Duke konfirmuar këtë fakt edhe kryegjyshi botëror i bektashinjve Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj tha se martesat mes familjeve me besime të ndryshme, janë marrëdhënie të shenjta që ja zgjasin jetën jo vetëm familjes, por edhe shoqërisë.

Shqipëria vendi që për 50 vjet provoi deri në ekstrem ferrin ateist komunist, gjatë viteve të tranzicionit solli vlera unikale të bashkëjetesës mes feve të ndryshme, por edhe në marrëdhëniet njerëzore, ç’ka nga bota e qytetëruar konsiderohet si një leksion i padiskutueshëm jo vetëm fetar.

Sicred