KRYEFAQJA » LAJME » Harmonia fetare në Shqipëri një model për Europën

Harmonia fetare në Shqipëri një model për Europën

Harmonia dhe dialogu ndërfetar nuk duhen marrë si të mirëqenë! Është kjo maksima rezultante e Konferencës së organizuar mes komuniteteve fetare shqiptare, teologëve, si dhe trupitdiplomatik në Shqipëri.

A është një vlerë? Pa dyshim, por një vlerë e cila duhet ruajtur dhe ushqyer në vijimësi që titulli të mos mbetet një pikëpyetje, por të bëhet një përgjigje, Shqipëria të bëhet realisht një model i harmonisë ndërfetare për Europën.

Ambasadori austriak në Tiranë Dr.Johan Sattler gjatë fjalës së tij si organizator i kësaj konference theksoi se “Nëse ka një gjë që mund të përmirësohet në Shqipërinë e sotme multifetare të sotme, është një hapje për një dialog të qëndrueshëm mes komuniteteve. Kjo konferencë eshtë një platformë për të dëgjuar tjetrin dhe ne si perëndimore mund të mësojmë shumë nga shqiptarët”.

Në një linjë të përbashkët në fjalën e tyre ishin edhe ministrja e kultures Mirela Kumbaro si dhe Nunci Apostolik në Shqipëri ambasadori Charls Brown tek nënvizuan nevojën për të frymëzuar shembuj të bashkëjetesës mes komuniteteve. “Farën e besimit në të mirën, farën e besimit tek njëri tjetri, farën e bashkëjetesës me të ndryshmit prej nesh e ruajtën si të shenjtë dhe kuy është pa dyshim mësimi më i mirë që ne mund t’i japim botës modestisht” tha zonja Kumbaro.

Charles J. Brown, Nunci Apostolik në Shqipëri tha se “Ishte toleranca ndërfetare që ekziston në Shqipëri një nga arsyet që Papa Francesku donte të nënvizonte duke zgjedhur këtë vend si vendin e parë në vizitën e tij apostolike jashtë Italisë. Ai gjatë asaj dite jo vetëm vlerësoi harmoninë ndërfetare si diçka të bukur dhe të nderueshme, por edhe faktin se kjo do të shërbente si shembull për vende të tjera”.

Konferenca e dialogut ndërfetar vijoi me këndvështrimin e liderëve të 5 komuniteteve me të rëndësishme fetare në raport me bashkëekzistencën e tyre dhe si kjo vlerë duhet edukuar duke kërkuar pikëtakime dhe jo mure ndarëse.

Krerët e komuniteteve fetare e përmbyllen konferencën me nënshkrimin e një marrëveshje të përbashkët si një angazhim aktiv në dialogun e vazhdueshëm që gjuhës konfliktuale dhe situatave armiqesore në të cilat bota jeton, ti përgjigjen me një model të vërtetë bashkëjetese.

Sicred