KRYEFAQJA » LAJME » Harito: Objektivi për 2025: Në administratë të mos qarkullojë asnjë fije letër, çdo gjë në format dixhital
Harito: Objektivi për 2025: Në administratë të mos qarkullojë asnjë fije letër, çdo gjë në format dixhital

Harito: Objektivi për 2025: Në administratë të mos qarkullojë asnjë fije letër, çdo gjë në format dixhital

Në Shqipëri ekziston një nga praktikat më të mira në rajon të aplikimit të një infrastrukture dixhitale moderne. Në analizën vjetore të dikasterit që drejton prej më shumë se tre vjetësh, Ministrja për Inovacionin dhe Administraten Publike Milena Harito, vlerësoi faktin që falë lidhjes përmes një infrastrukture dixhitale të vetme të sistemeve shtetërore, tashmë për qytetarët ofrohen shërbime të shpejta dhe transparente. “Kemi një sërë shërbimesh që sot merren online, si përshembull shërbimi i lejeve të ndërtimit, shërbimi i kartës së shëndetit, shërbimi i zyrës së pasurive të paluajtshme, të hipotekave, që tashme merren online, dhe për më tepër, vetë administrata funksionon me shpejtë, sepse dokumentat i ka aty” rradhiti zonja Harito.
Sipas saj “Objektivi për 2025 është që administrata të ketë zero letër, pra që në administratë të mos qarkullojë më asnjë fije letër, çdo gjë të qarkullojë vetëm në format dixhital”.
Për ministren e inovacionit Milena Harito, në Shqipëri, tashmë ekzistojnë harta dixhitale që ndihmojnë në dhënien e certifikatave të pronësisë në zonat rurale, duke përmirësuar problematikën e trashëguar të tokave. Një nga arritjet e këtyre tre viteve të fundit, sipas saj, është edhe rritja e aksesit në internet të qytetarëve, e cila në 2013 ishte në nivelin 30 përqind, ndërsa në 2016-ën, 60 përqind e popullatës kishte akses në internet. Zonja Harito gjithashtu u shpreh se infrastruktura moderne dixhitale ka ndihmuar në administrimin e burimeve njerëzore, duke ndryshuar menyrën sesi rekrutohet dhe bëhet karriere brenda administratës publike.

Sicred