KRYEFAQJA » LAJME » Haradinaj: Sinjale se demarkacioni do të votohet nga shumica e deputetëve

Haradinaj: Sinjale se demarkacioni do të votohet nga shumica e deputetëve

Qeveria e Kosovës miratoi sot kërkesën drejtuar kuvendit për tërheqjen e projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. Kjo për arsye që këtij projektligji t’i bashkangjitet edhe deklarata, apo siç e quajnë ndryshe politikanët e kosovës aneks-marrëveshja e arritur nga presidenti Hashim Thaçi dhe ai i malit të zi Vujanoviç, e cila përfshin mundësinë e korrigjimeve të vijës kufitare të përcaktuar me marrëveshjen e nënshkruar në gusht të vitit 2015. “Brenda ditës, diku rreth orës 4 ja kthejmë Kuvendit. Që nesër jemi të gatshëm për seancë. Me siguri seanca do të thirret ose nesër ose pasnesër. Pasnesër gjithqysh se nuk kemi mundësi me prit më shumë. Gjasa më të vogla ka nesër mu thirr”. Të pranishëm në mbledhjen e sotshme ishin edhe anëtarët e kabinetit të cilët i përkasin Listës serbe. Megjithëse ata abstenuan, kryeministri Haradanaj e konsideroi praninë e tyre si një sinjal të mirë.

Sicred