KRYEFAQJA » LAJME » Haradinaj pritet nga Rama
Rama: Viti i Skënderbeut, yll orientues i rrugës sonë të përbashkët

Haradinaj pritet nga Rama

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka nisur një vizitë në Tiranë, e para vizitë e tij jashtë shtetit që prej marrjes së detyrës 20 ditë më parë. Zoti Haradinaj u prit me të gjitha nderet nga kryeministri Rama në Pallatin e Brigadave.Ata kanë zhvilluar takime kokë më kokë dhe më një takim mes delegacioneve. Zoti Haradinaj dhe zoti Rama kanë zhvilluar edhe takimin inagural të Komisionit për organizimin e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, komision që do të ketë kryesimin e tyre. Që prej disa minutash ata janë në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Sicred