KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Haradinaj, për takimin me ambasadorin amerikan Filip Kosnet
Haradinaj, për takimin me ambasadorin amerikan Filip Kosnet

Haradinaj, për takimin me ambasadorin amerikan Filip Kosnet

Kryeministri kosovar Ramush Haradinaj, është takuar këtë të martë me ambasadorin amerikan Filip Kosnet. Në rrjetin social Facebook, Haradinaj u shpreh se marrëdhëniet e ngushta mes Kosovës dhe SHBA-ve mbeten të pacënueshme, dhe bëri të ditur se me Kosnet kishte biseduar për intensifikimin e angazhimeve të përbashkëta për fuqizimin e Kosovës në të gjitha aspektet dhe avancimin e axhendës euro-atlantike të saj. I pyetur për këtë takim pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri kosovar tha se gjatë takimit ishte përsëritur qëndrimi i SHBA-ve për pezullimin e taksës ndaj mallrave serbe, por gjithashtu bëri të ditur se taksa është e lidhur me njohjen e Kosovës nga Serbia.

Haradinaj gjithashtu ka komuentuar deklaratënë sekretarit të përgjtihshëm të NATOs, i cili është shprehur se FSK nuk mund të shkojë në veri të Kosovës pa lejen e KFOR-it.

Haradinaj gjithashtu ka komentuar deklaratën e komandantit të FSK-së Rrahman Rama, i cili është shprehur se për shkak të taksës po rrezikohet një fond prej 12 milionë dollarësh nga SHBA-të.

Ndërkohë gjatë mbledhjes së sotme, qeveria e kosovës ka akorduar një fond prej 500 mijë eurosh për festimet e 11-vjetorit të Pavarësisë së vendit.

Sicred