KRYEFAQJA » LAJME » Haradinaj për integrimin europian të Kosovës dhe dialogun me Serbinë
Haradinaj për integrimin europian të Kosovës dhe dialogun me Serbinë

Haradinaj për integrimin europian të Kosovës dhe dialogun me Serbinë

Në një dalje për mediat, pas takimit të Këshillit Nndërministror për integrimin europian, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj theksoi se i gjithë spektri politik duhet të jetë i bashkuar në dialogun me Serbinë. Ai gjithashtu shpjegoi arsyen se pse platforma për këtë dialogu u tërhoq pak ditë më parë nga kuvendi, si dhe mbrojti veprimin e tij gjatë festimeve të 140 vjetorit të lidhjes së prizrenit, ku tërhoqi për krahu një zonjë që e mori fjalën pa leje. Pasi qeveria e Kosovës tërhoqi pak ditë më parë nga kuvendi platformën mbi dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, lëvizje e cila synon që t’i japë kohë ndërtimit të konsensusit, kryeministri Haradinaj, theksoi se kritikat që erdhën nga opozita për këtë platformë nuk kishin shumë lidhje me pwrmbajtjen e saj se sa me përbërjen e delegacionit: “Opozita nuk e ka pas hallin tek përmbajtja, por tek përbërja e delegacionit. Prandaj, është gabimi i tyre që i janë qasur në atë formë, se letrat nuk po i lexon askush. Kur bëhet fjalë për dialogun me Serbinë, duhet të ketë një bashkim ku të gjithë duhet të jemi aty , Presidenti, Kryeministri, Kryetari i Kuvendit, Kryetarët e Partive.” Tërheqjen e tij nga dialogu me Serbinë, Haradinaj e ka argumentuar duke thënë se nuk është specialist në këtë çështje, prandaj do të ishte më e lehtë për Presidentin të mbrojë interesat e shtetit në tryezën e dialogut. Gjatë konferencës, Haradinaj gjithashtu shpjegoi për mediat edhe incidentin e djeshëm gjatë festimeve të 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, ku shefi i ekzekutivit tërhoqi nga krahu një zonjë që mori fjalën pa leje.

Sicred