KRYEFAQJA » LAJME » Haradinaj për demarkacionin
Haradinaj: Mirënjohës për rolin historik të forcave gjermane në Kosovë!

Haradinaj për demarkacionin

Të martën e ardhshme mund të marrë fund dhe miratimi i Demarkacionit me Malin e Zi në kuvendin e Kosovës. Kjo është konfirmuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, që saktëson se seanca do të fillojë në orën 14:00. Ai nuk e ka qartësuar nëse kanë arritur ose jo t`i sigurojnë 80 votat e nevojshme për miratimin e kësaj marrëveshje. Kjo do të jetë edhe tentativa e katërt për ratifikimin e demarkacionit në Kuvend pasi tre të kaluarat dështuan për shkak të mungesës së votave të koalicionit qeverisës. Më 25 gusht të 2015, Kosova dhe Mali i Zi nënshkruan në Vjenë marrëveshjen për kufirin shtetëror mes dy vendeve. Por ai akord u kundërshtua gjerësisht nga opozita, e cila në atë kohë përbëhej edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës të Haradinaj, që tashmë kërkon miratimin e demarkacionit.

Sicred