KRYEFAQJA » LAJME » Haradinaj nga Vlora, kundër korrigjimit të kufijve
Haradinaj nga Vlora, kundër korrigjimit të kufijve

Haradinaj nga Vlora, kundër korrigjimit të kufijve

Tezat e hedhura nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi për korrigjim kufijsh dhe bashkim të Luginës së Preshevës, vazhdojnë të kundërshtohen nga kreu i ekzekutivit kosovar Ramush Haradinaj. Zoti Haradinaj i cili gjendet në Vlorë për një vizitë pune u shpreh kundër korrigjimit të kufijëve. Ai u shpreh ndër të tjera se pas çdo lufte çdo gjë që mbetet është e pandryshueshme. “Për fat të keq për popujt e Ballkanit, luftërat kanë qenë tragjike në të kaluarën dhe realiteti i sotëm është krejtësisht rezultat i atyre epilogjeve të këtyre luftërave. Prandaj, ne duhet të konsiderojmë arritjet tona, pra,  Shqipërinë dhe Kosovën dhe kudo ku janë shqiptarë. Hapja e temave ose e temës së kufijve, është e papranushme për mua” zoti Haradinaj.
Gjatë vizitës në Vlorë zoti kryeministri i Kosovës ka vendosur kurora me lule në varrin e Ismail Qemalit dhe ka vizituar edhe Muzeun e Pavarësisë.

Sicred