KRYEFAQJA » LAJME » Haradinaj: Nesër do të shpalos emrat e qeverisë së re

Haradinaj: Nesër do të shpalos emrat e qeverisë së re

Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se në seancën e nesërme do ta japë qëllimin e Qeverisë, si dhe emrat e kabinetit qeveritarë, pasi sot ende nuk e ka listën e plotë nga subjektet politike në koalicion. Ai ka thënë se jenë duke bërë përgatitjet për seancën e nesërme që mund të mbahet pasdite. “Është traditë që kur e thërret seancën, me kërkesë të dorëzohet edhe një jo program sepse programin do ta bëjmë publike më vonë, por një prezantim të qëllimit qeverisës dhe kabinetin qeveritar, ende nuk i kam të gjitha emrat”, tha ai. Haradinaj është zotuar se do t’i bëjnë zgjidhje për të rinjtë në vend, derisa iu ka bërë thirrje që të ardhmen ta ndërtojnë në Kosovë.

Sicred