KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Haradinaj në SHBA: Kosova gëzon mbështetje nga SHBA
Haradinaj në SHBA: Kosova gëzon mbështetje nga SHBA

Haradinaj në SHBA: Kosova gëzon mbështetje nga SHBA

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ndodhet në Uashington, ku është takuar me drejtorin e CIA-s, Majk Pompeo, këshilltarin për siguri kombëtare të presidentit amerikan, Donald Trump, Mekmaster dhe ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit për Europë, Ues Miçell. Postimi i shefit të ekzekutivit kosovar në “Facebook” përcillte nota optimiste për mbështetjen që Kosova gëzon në SHBA. “Kosova është e bekuar që nuk ballafaqohet e vetme me sfidat rajonale dhe globale”, shkroi Haradinaj. MekMster e përcolli fort dhe qartë këtë përkrahje në fjalimin që mbajti në Uashington me rastin e pavarësisë së saj, ku tha se Trump është krenar për Kosovën, për arritjet e saj dhe për marrëdhëniet e Amerikës me të. “Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë me ju, ndërsa ju forconi institucionet demokratike, mbroni të drejtat e njeriut, përballeni me korrupsionin e mbani angazhimet tuaja ndërkombëtare dhe rigjallëroni dialogun me Serbinë për të kapërcyer një nga kapitujt më të vështirë të historisë dhe të kujtesës”, u shpreh MekMaster që ka qenë pjesëtar i forcave amerikane në Kosovë. Ndërsa Haradinaj e konsideroi nder të madh praninë e MekMasterit.

Sicred