KRYEFAQJA » LAJME » Haradinaj ndalon Vuçiçin të vizitojë Drenicën
Haradinaj ndalon Vuçiçin të vizitojë Drenicën

Haradinaj ndalon Vuçiçin të vizitojë Drenicën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka lajmëruar tërheqjen e vendimit për lejimin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç për të vizituar zonën e Drenicës gjatë ndrimit të tij dy ditor në Kosovë. “Siguria e qytetarëve është mbi të gjitha. Kam tërhequr lejen e dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme për vizitë të Presidentit Serb në zonën e Drenicës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë” bëri të ditur Haradinaj në Fejsbuk.
Vendimi vjen pasi protestues të shumtë nga Drenica dhe Skënderaj bllokuan rrugën duke mos lejuar kalimin e Vuçiçit për në fshatin Banjë, ndërsa mediat serbe informojnë se presidenti serb ka shkuar atje në rrugë dytësore.
Presidenti serb, Vuçiç ndodhet që prej së shtunës në Kosovë, ku tërhoqi vemendjen me deklaratën e tij. “Kam ardhur të flas këtu për idenë tonë që të vendoset paqe për një kohë shumë të gjatë. Është koha që të flasim me shqiptarët me më shumë respekt dhe të shohim nëse mund t’i përmirësojmë raportet” tha ai.

Para Mbrapa
Para Mbrapa
Sicred