KRYEFAQJA » LAJME » Haradinaj: Kosova brenda 10 ditëve do të ketë institucionet e reja

Haradinaj: Kosova brenda 10 ditëve do të ketë institucionet e reja

Kandidati për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, i nominuar nga koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, i njohur si koalicioni PAN, ka thënë se Kosova brenda 10 ditëve të ardhshme do të ketë qeverinë dhe institucionet e reja. Haradinaj, thotë se me mbështetjen e partisë politike Aleanca Kosova e Re, vendi do të ketë një Qeveri gjithëpërfshirëse. I pyetur per mospjesemarrjen ne seancat konstituive Haradinaj thote se pa nje marreveshje te partive politike, konstituimi i Kuvendit është i pamundur. Ai pohon se kandidati i vetëm për postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës është Kadri Veseli. “Ka një reflektim të spektrit politik, dhe besoj që brenda 10 ditesh, do të jemi në gjendje te marrim vendimet e duhura për të konstituuar Kuvendin, te zgjedhim organet e Kuvendit dhe njëkohësisht edhe formimin e Qeverisë”.