KRYEFAQJA » LAJME » Haradinaj dhe Thaçi përplasen për kufijtë

Haradinaj dhe Thaçi përplasen për kufijtë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ripërsëritur edhe një herë qëndrimin e tij kundër idesë së Presidentit Hashim Thaçit për “korrigjim kufijsh” mes Kosovës dhe Serbisë. “Marrëveshja Përfundimtare Ligjërisht e Obligueshme midis Kosovës dhe Serbisë do të jetë një hap vendimtar për sigurimin e stabilitetit dhe paqes në rajonin tonë. Njohja reciproke dhe paqja e qëndrueshme duhet të jetë rezultati i vetëm kredibil nga kjo marrëveshje”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Nga na tjetër Presidneti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili ka kundërshtuar fuqishëm idenë e shkëmbimit të territoreve. Sipas presidentit, individë të caktuar në vendin tonë, me veprimet e tyre po tentojnë të krijojnë panik dhe konfuzion. “Të gjitha shtetet perëndimore, aleatët tanë, garantuesit e paqes dhe sigurisë në Ballkan po bëjnë përpjekje dhe thirrje për paqe, stabilitet dhe arritje të marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo marrëveshje nënkupton njohje reciproke dhe perspektivë të sigurt të anëtarësimit të Kosovës në BE, NATO dhe OKB. Por, fatkeqësisht, individë të caktuar në vendin tonë, me veprimet e tyre po tentojnë të krijojnë panik dhe konfuzion. Kosova, përkundër kësaj, mbetet e përkushtuar për dialog dhe arritje të marrëveshjes paqësore përfundimtare. Thirrjet për luftë dhe tragjedi të reja në Ballkan i takojnë mentalitetit të shekullit të kaluar dhe si të tilla, meritojnë vetëm të hidhen në shportë”, ka shkruar Thaçi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

 

Sicred