KRYEFAQJA » LAJME » Haradinaj dhe Veseli gati për qeverinë e re
Haradinaj dhe Veseli gati për qeverinë e re

Haradinaj dhe Veseli gati për qeverinë e re

I mandatuari për kryeministër Ramush Haradinaj, dhe kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp, pasi presidenti Thaçi njoftoi kandidaturën e zotit Haradinaj si kryeministëri i Kosovës. “Besoj se nesër do të prezantojmë edhe kabinetin. Do të ndjekim të gjitha procedurat ligjore” tha zoti Haradinaj pa dhënë hollësi për kabinetin.

“Nga dita e sotme nuk ka më bllokadë institucionale. Kemi një axhendë të gjatë përpara nesh, që lidhet me jetën e përditshme të qytetarëve tanë” tha nga ana e tij kreu i kuvendit Veseli, duke bërë të ditur se të shtunën do të ketë seancë plenare.

Nga ana e tij Bashkimi Evropian duke mirëpritur zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës kërkoi formimin me shpejtësi të qeverisë së re . “Bashkimi Evropian i kërkon shumicës së re parlamentare që të formojë sa më parë Qeverinë e re në mënyrë që të ecet përpara me reformat e nevojshme dhe urgjente për përparimin e Kosovës në agjendën e anëtarësimit të saj në BE” tha Maja Kocijançiç zëdhënëse e përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Sicred