KRYEFAQJA » LAJME » Hapja e sezonit turistik në Durrës
Hapja e sezonit turistik në Durrës

Hapja e sezonit turistik në Durrës

Sezoni turistik në Durrës ka nisur prej disa ditësh, por pushuesit janë akoma të paktë në numër. Bizneset që operojnë në plazhin e madh të qytetit janë bërë tashmë gati, ndërkohë që edhe ndërmarrja komunale e bashkisë tashmë ka si detyrë parësore pikërisht mbarëvajtjen e sezonit turistik. Fundjava ka sjellë në plazhin e Durrësit pushues nga Kosova, Maqedonia, por edhe pushues vendbas, kryesisht Durrësi dhe Tirana. Ata shprehen se kushtet janë të mira, po ashtu edhe çmimet. Përgjatë vijës bregdetare nuk ajnë ngritur akoma kullat e vrojtimit, një detyrim ligjor ky për plazhet private. Sipas vendimti të këshillit të ministrave, në çdo 4-5 plazhe private duhet të ketë një kullë me vrojtues të plazhit. Grupi taske forcë i ngritur në prefekturën e Durrësit do të merret me monitorimin e kushteve që duhet të plotësojnë plazhet private, bizneset, shitësit ambulantë e tj. Për herë të parë pritet që të shërbejnë në kullat e vrojtimit 25 djem dhe vajza që janë trajnuar si vrojtues plazhi dhe kanë marrë çertifikatë për këtë aktivitet.

Sicred