KRYEFAQJA » LAJME » Hapet Unaza e Madhe e Tiranës
unaza e madhe

Hapet Unaza e Madhe e Tiranës

Bashkia e Tiranës hapi sot për automjetet segmentin e Unazës së Madhe që lidh zonën e “Pallatit me Shigjeta” me Farkën, duke zgjidhur problemin e trafikut të makinave që vijnë nga sheshi “Shqiponja” dhe Kombinati në drejtim të qendrës, si dhe të atyre që udhëtojnë drejt juglindjes. Me një gjatësi prej 2.1 km, segmenti Komuna e Parisit-Shkolla Teknologjike është  përshtatur për zona urbane me rrugë kryesore, rrugë paralele dhe e  konceptuar si rrugë shpejtësie me 12 hyrje-dalje të disiplinuara. Për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve dhe për të rritur sigurinë e qytetarëve, janë ndërtuar dhe katër mbikalime  automjetesh në disnivel, mbikalime këmbësorësh të pajisura dhe me ashensor për Personat me Aftesi te Kufizuar, si dhe në të dy senset e lëvizjes janë ndërtuar trotuarë si dhe korsi biçikletash. Punimet e kryera me standardet më të mira europiane përfshijnë ndërtimin e plotë të sistemit të ujësjellës-kanalizimeve, vendosjen e sinjalistikës vertikale dhe horizontale, instalimin e plotë të ndriçimit rrugor si dhe shtimin e gjelbërimit.