KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Hapet sot ambasada amerikane në Jeruzalem

Hapet sot ambasada amerikane në Jeruzalem

Shtetet e Bashkuara të Amerikës hapin sot ambasadën e tyre të re në Jeruzalem, një lëvizje kjo e vlerësuar nga Izraeli por që dënohet nga palestinezët, të cilët pritet të mblidhen për protesta masive. Në ceremoninë që do të zhvillohet me këtë rast do të marrin pjesë edhe zyrtarë të lartë amerikanë, përfshi vajzën e presidentit Donald Tramp, Ivanka, dhe bashkëshortin e saj Xhared Kushner. Palestinezët e shohin Jeruzalemin lindor si kryeqytetin e tyre të ardhshëm, dhe sipas tyre lëvizja e SHBA-ve mbështet kontrollin nga Izraeli të të gjithë qytetit. Ndërsa Izraeli e konsideron Jeruzalemin si kryeqytetin e tij të pandashëm. Vendimi i vitit të shkuar marrë nga Presidenti Donald Tramp për ta njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit i dha fund dekadave të tëra të neutralitetit amerikan në lidhje me këtë çështje.

Sicred