KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Hapet ekspozita e natyres në Muzeun Kombëtar

Hapet ekspozita e natyres në Muzeun Kombëtar

Ekpozita e 3 me veprat nga 12 piktorët e pleiner është hapur në ambjentet e muzeut kombëtar. Artistët të cilët kanë zgjedhur të dalin nga studio e të hedhin në tabllo natyrën e bukur shqiptare janë mbledhur sërish bashkë për të tejçuar përveç bukurisë së artit të tyre edhe natyrën nga çdo kënd i vendit. Në veprat e tyre plot ngjyra e thyrje rilievesh është edhe dëshira për të përcjellë këtë zhaner të pikturës tek më të rinjt. “Asnjëherë nuk është e vjetër. Gjithmonë në art ka zhvillime të ndryshme. Arti ka ecur gjatë gjithë kohës, ka sjellë risi nga më të ndryshmet, eksperienca nga me të ndryshmet artistike por nga natyra artistët kurrë nuk mund të shkëputen. Kështu që edhe rinia do ta vazhdoje ktë traditë të bukur. Ka studentë, ka të rinj që e duan artin realist të natyres duke e parë si një kënaqësi që është e pazëvëndësueshme që duhet të bashkëjetoje me artin modern”. Por kjo ekspozitë vendos përballë njëri-tjetrit edhe artistet. “Ekspozita është matje forcash. Artisti mat forcat me kolegun, me vizitorin, me vëzhguesin, me kritikun. Por edhe nëpërmjet vet artistëve ekspozita është përballje”. Në espozitë gjeni frymzimin e piktorëve si Pashk Pervathi, Sefedin Stafa, Sadik Kasa, Agron Polivina e Agron Dine etj.

Sicred