KRYEFAQJA » LAJME » Hapet Bulevardi i ri i Tiranës

Hapet Bulevardi i ri i Tiranës

Pjesa e dytë e Bulevardit të ri të Tiranës, që shtrihet tek ish statcioni i trenit, u hap të dielën për qytetarët, ndonëse mbetet të finalizohet edhe sheshi në fund të tij, i cili do të ketë përmasat e sheshit “Nënë Tereza” para Universitetit të Tiranës.
Në 3 dekadat e fundit, kjo pjesë Bulevardit të Tiranës është e vetmja zonë ku infrastruktura i ka paraprirë zhvillimit të mëtejshëm të qytetit. Një pjesë e konsiderueshme e faturës financiare ka shkuar për shpronësimet.
Kryeabashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili ka luftuar fort për realizimin e projektit tha se kryeqyteti duhet të fitojë kohën e humbur, ndërsa u zotua për të vijuar me të tjera projekte të këtyre standarteve.
Bashkia e Tiranës është ndër të parat që do të zhvendoset në Bulevardin e Ri. Në këtë zonë parashikohet të ndërtohen godina shumëkatëshme.
Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në ceremoni ju përgjigj edhe kritikëve të të ashtuquajturave kulla, duke i cilësuar ato si një zhvillim i domosdoshëm për qytetin.
Projekti i Bulevardit të ri kushton 26 milion euro të kredituara nga fondi Abu Dabi. Bashkia parashikon që kredia të ketë efekt neutral mbi buxhetin e saj dhe të shlyhet përmes të ardhurave që do të sigurohen nga lejet zhvillimore.

Sicred