KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Hamon dhe Valls në balotazhin e zgjedhjeve paraprake të së majtës

Hamon dhe Valls në balotazhin e zgjedhjeve paraprake të së majtës

Manuel Valls, ish-kryeministri i majtë që drejtoi Francën pas sulmeve ekstremiste, do të përballet me ish-ministrin socialist Benoit Hamon, në balotazhin e zgjedhjeve paraprake të së majtës që do të mbahen më 29 janar. Valls dhe Hamon janë kualifikuar për turin e dytë të zgjedhjeve paraprake të së majtës, sipas Autoritetit të Lartë të Zgjedhjeve paraprake. Ish-ministri i Arsimit, Hamon doli në krye të turit të parë të votimit duke fituar më tepër se 35 përqind të votave. Ai la prapa ish-kreun e qeverisë franceze, i cili siguroi 32 përqind të votave. Ndërsa, Arnaud Montebourg u eliminua pasi ai arriti të merrte vetëm 18 përqind të votave. Hamon do të përballet me Vals në turin e dytë të paraprakeve. Pjesëmarrja e votuesve në turin e parë të zgjedhjeve paraprake socialiste i afrohej shifrës 2 milionë”. Partia Socialiste dhe aleatët e saj kishin shpresuar në një pjesëmarrje më të lartë për të krijuar një dinamikë që mund të fuqizonte fituesin që sipas sondazheve të opinionit publik nuk ka shumë shanse të fitojë zgjedhjet presidenciale të kësaj pranvere.

Sicred