KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Hamilton, edhe dy vite të tjera me Mercedes

Hamilton, edhe dy vite të tjera me Mercedes

Lewis Hamilton më në fund i dha fund spekulimeve për të ardhmen e tij. Të enjten, katër herë kampioni i botës nënshkroi zgjatjen e kontratës edhe për dy vite të tjera me Mercedes. Marrëveshja e re e Hamilton kap vlerën prej 52 milionë dollarësh në vit, duke e bërë britanikun si pilotin më të paguar në Formula një. Pas muajsh spekulime rreth negociatave nëse Hamilton do të shkonte në një ekip tjetër, 33-vjeçari tani është i lidhur me Mercedesin deri në përfundimin e sezonit 2020. Hamilton do të jetë 36 vjeç në përfundim të kontratës së tij të fundit. E nuk përbën më sekret që në të ardhmen dëshira e tij është e lidhur me fushën e modës dhe muziës. Tani për tani, Hamilton është në ndjekje të titullit të pestë botëror në këtë sezon, duke iu Michael Schumacher dhe Juan Manuel Fangio si i vetmi shofer tjetër që ka fituar më shumë se katër tituj. “Pasioni konkurrues që digjet brenda meje ndahet nga çdo anëtar i vetëm i këtij grupi te Mercedes, gjithmonë duke ndjekur përmirësimet e ardhshme dhe duke gërmuar akoma më thellë për të siguruar që ne të dalim në krye”, tha Hamilton. Mercedes ka dominuar në F1 që nga viti 2014, duke fituar katër kampionate radhazi për pilotë dhe makina. Lajmi i konfirmuar nga Mercedes është një shtysë e madhe për ekipin përpara Çmimit të Madh që zhvillohet të dielën, me Hamilton që vazhdon duelin me Sebastian Fettel.

Sicred