KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Hamilton gabon por FIA nuk e penalizon
Hamilton gabon por FIA nuk e penalizon

Hamilton gabon por FIA nuk e penalizon

Një ditë pas fitores në Hockenheim ka dalë në dritë një prapaskenë që i përket manovrës së ka bërë Lewis Hamilton gjatë garës së të dielës. Piloti i Mercedes është hetuar, sipas asaj që përcjell faqja zyrtare e Formula 1, sepse ka shkelur vijën që ndan pistën nga korsia e bokseve, kur ka rihyrë në pistë, pas një ndalimi në bokse. komisarët e garës e kanë kaluar këtë episod vetëm me një paralajmërim, e jo me një penalizim, i cili ndoshta nuk t’i lejonte pilotit britanik të ruante vendin e parë. “Për saktësi, u morën në konsideratë disa gjëra – shkruhej në deklaratën e FIA-s. – Piloti e ka pranuar gabimin e bërë gjatë regjimit të makinës së sigurisë, e ne vërejtën se nuk ka patur asnjë rrezik për pilotët e tjerë”. Por te Mercedes kishin frikë mos kishin pasoja më të rënda sidomos në rezultatin final. Në fakt, pas asaj manovre, nga drejtuesit e skuadrës, i është përsëritur gjithnjë Hamilton të ecë sa më shpejt të mundet deri në fund të garës, pikërisht për të amortizuar penalitetin që mund të merrte piloti i tyre, por që kjo gjë nuk ndodhi as gjatë garës e as në fund të saj. Tashmë Hamilton udhëheq renditjen botërore për pilotë me 188 pikë, 17 më shumë se Fetel.

Sicred