KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Hamilton fiton Çmimin e Madh të Hungarisë

Hamilton fiton Çmimin e Madh të Hungarisë

Lewis Hamilton fiton çmimin e madh të Hungarisë dhe thellon diferencën në Kampionatin Botëror të Automobilizmit Formula 1. Britaniku me Mercedez dominoi garën i nisur nga vendi i parë duke mbajtur pas Ferrarin e Vettelit, që pavarësisht një strategjie ndryshe nuk arriti të fitonte duke përfunduar në vendin e dytë. Ne podium i ngjit edhe piloti tjetër i Ferrarit Raikonen, në të katërtin e Rikardo dhe të pestin Botas.
gara ishte një duel në distancë për 70 xhiro, ai mes Hamiltonit dhe Vetelit, i zhvilluar mbi zgjedhjen e gomave. Provat zyrtare të ndikuara nga shiu ju kishin lënë mundësinë piloteve te zgjidhnin vete llojin e gomave me të cilat do të nisnin garën.
Dy rivalët kishin strategji ndryshe, ultrasoft për britanikun dhe soft për gjermanin. Një rol të rëndësishëm në mbajtjen e Ferrarit larg liderit luajti dhe Valteri Bottas. Duke përfituar nga një gabim gjatë pit stopit të Vettelit arriti ta mbajë pas krahëve duke ja kthyer garën gjermanit në një makth.
Të gjithë shkëndijat erdhën vetëm gjatë 5 xhirove te fundit. Pasi parakaloi Bottasin, Vetteli u godit nga ana e finlandezit dhe fale nje mrekullie, Ferrari i tij nuk përfundoi jashte. Ndërsa Botas me e pjesën anësore të dëmtuar, parakalohet dhe nga Raikkonen që ishte në luftë për vendin e katërt me Rikardon.
Gjithsesi në fund Mercedezi ja doli, duke marrë një fitore të mrekullueshme, por mbi të gjitha Hamiltoni krijoi një avantazh prej 24 pikësh ndaj Vettelit në renditjen e përgjithshme. Nje avantazh i rendesishem, i arritur pikerisht ne momentin e pauses prej 3 javesh. Ferrari provoi, por u desh te dorezohej perpara kushteve te gares, sidomos pista e lagur gjate provave zyrtare.
Ky weekend ishte per tu harruar per Red Bull. Pas terheqjes se Rikardos ne Hockenheim, makina konfirmoi dhe nje here tjeter problemet me motorrin dhe kete here ishte Verstappen qe pagoi pasojat vetem pas 6 xhirosh. Pas vendit te 12 ne kualifikuese, Rikaro mberriti ne vendin e katert ne fund te gares. Ne top 10 hyri dhe Gasly me Toro Rosso qe mbajti prapa Magnussen, Alonson, Sainz dhe Grosjean.
Tashme Formula 1 do te kthehet pas 3 javes me cmimin e madh te Belgjikes, ne pisten e Spa Francorchamps.

Sicred