KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Hamburg, protesta të dhunshme kundër G-20-tës
Hamburg, protesta të dhunshme kundër G-20-tës

Hamburg, protesta të dhunshme kundër G-20-tës

Protesta të dhunshme në Hamburg kundër takimit të G-20 i cili nis të premten. Policia gjermane ka përdorur uje dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit, të cilët qëlluan kundër forcave të rendit me sende të forta, bollkuan disa rrugë dhe u kanë vënë zjarrin dhjetra makinave. Më shumë se 100 mijë demonstrues priten në Hamburg gjatë të premtes dhe të shtunës kur mbahet Samiti i G20-ës. Në trazirat e natës të së enjtes flitet për qindra të plagosur mes demonstruesve dhe policisë. 75 pjesëtarë të forcave të sigurisë kanë marrë plagë nga goditjet me sende të forta. Me protestuesit antikapitalistë janë bashkuar mijëra anarkistë me maska. Autoritetet kanë angazhuar 20,000 policë për sigurinë e këtyre dy ditëve të samitit.

Sicred