KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Haiti, kryeministri jep dorëheqjen pas protestave kundër rritjes së çmimit të karburanteve

Haiti, kryeministri jep dorëheqjen pas protestave kundër rritjes së çmimit të karburanteve

Kryeministri i Haitit Jack Guy Lafontant ka dhënë dorëheqjen pasi vendi i tij u përfshi nga protesta të dhunshme kundër rritjes së çmimit të karburanteve. Në një fjalim të mbajtur në dhomën e ulët të kongresit në kryeqytetitn Port-O-princ të Haitit, ai bëri të ditur se dorëheqja e tij ishte pranuar nga presidenti.
Të paktën katër persona humbën jetën dhe godina të tëra u dogjën dhe u grabitën gjatë protestave, të cilat filluan kur qeveria bëri të ditur se do të propozonte heqjen e subvencioenve të karburanteve. Kjo do të bënte që çmimi i bezinës të rritej me 38 përqind, i naftës me 47 përqind dhe i vajgurit me 51 përqind. Në muajin shkurt, vendi nënshkroi një marrëveshje me Fondin Monetar ndërkombëtar për ndërmarrjen e reformave strukturore me qëllim rritjen ekonomike. FMN argumentoi se eleminimi i subvencioneve të karburanteve do të mundësonte lëvrimin e fondeve për sektorë të tjerë, si arsimi, shëndetësia dhe krijimi i vendeve të punës. Por protestuesit e akuzuan qeverinë se nuk ishte në dijeni të vështirësive ekonomike të qytetarëve të saj. Ndërkohë, një zëdhënës i qeverisë bëri të ditur se rritja e çmimeve të karburanteve ishte pezulluar, por kjo vetëm përkohësisht, derisa të kalohet kriza politike.

Sicred