KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Hahn-Zaev: Reformat të vazhdojnë për të arritur qëllimet finale të Maqedonisë

Hahn-Zaev: Reformat të vazhdojnë për të arritur qëllimet finale të Maqedonisë

Vendi dhe qytetarët maqedonas e merituan rekomandimin e pakushtëzuar, deklaroi eurokomisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn gjatë dorëzimit të Raportit të KE-së për progresin e Maqedonisë kryeministrit Zoran Zaev. “Vendi kaloi nëpër një rrugë të gjatë edhe krahas sfidave të shumta dhe tani ndodhet në rrugën europiane. Ka ndryshime pozitive, është ripërtërirë ndjenja e transparencës, energjisë dhe shpresës. Ndjehen vibrimet e mira në vend dhe kjo duhet të shpërblehet”, theksoi Hahn. Ai shtoi se Maqedonia është shembull për ndryshime demokratike në rajon dhe se është i impresionuar nga ajo që është realizuar lidhur me prioritetet reformuese urgjente. Ndërkohë, kryeministri maqedonas, Zaev tha se marrja e rekomandimit të pastër është një motiv i fortë për arritjen e objektivit të vështirë, por të arritshëm – fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. “Do të punojmë edhe më shumë që në qershor të marrim datën për negociatat”, theksoi Zaev. “KE-ja e ka vlerësuar atë që është bërë. Në dy raportet e kaluara për shkak të krizës politike dhe shtetit të kapur, rekomandimet ishin pezulluar dhe shteti ishte kushtëzuar me reforma dhe ambient demokratik. Sivjet rekomandimi është i pastër është i pakushtëzuar. Maqedonia e përmbushi kriterin bazë demokratik për fillimin e negociatave”, tha Zaev.

Sicred