KRYEFAQJA » LAJME » Hahn: Shqipëria në rrugën e duhur, por po presim rezultatet e vettingut
Hahn: Shqipëria në rrugën e duhur, por po presim rezultatet e vettingut

Hahn: Shqipëria në rrugën e duhur, por po presim rezultatet e vettingut

Komisioni Europian do të hartojë serish një raport për Shqipërinë kur Këshilli Europian të jetë i gatshëm ta pranojë një propozim për çeljen e negociatave. Komisioneri Johanes Hahn ka vlerësuar sot në Tiranë ecurinë e reformave që lidhen me kushtet për çeljen e negociatave pas takmit me Kryeministrin Rama, që nga ana e vet është deklaruar për këtë proces si diçka që Shqipëria tani e meriton.
“Shqipëria e ka filluar procesin e Vettingut. Me Hahn diskutuam hapat që duhet të ndërmarrim së bashku në funksion të konsolidimit të Shqipërisë në raport me shtetet anëtare, duke vënë në tryezën e KE një raport solid që konfirmon vazhdimiësinë e progresit të bërë që në vitin e shkuar. Diskutuam për suksesin e qartë të luftës kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, një suksese i mishëruar në raportin e dalë pas monitorimit të qenësishëm të Guarda di Finanza dhe i konsideruar si përmbyllja e fazës së parë. Lufta nis në fazën e dytë, për të cilën ndamë me Hahn objektivat dhe ambicien tonë, si dhe hapat për t’ia dalë me sukses me Task Forcën Speciale të policisë” tha kryeministri shqiptar.
Për komisionerin europian Johanes Hahn “Një nga rezultatet e para është ai që njihet si procesi i vettingut dhe unë pres që arritjet e para t’i shohim në fillim të vitit. Ecuria dhe progresi me 5 prioritetet kyçe, është shumë i rëndësishëm për të ecur përpara. Vendi ka bërë progres në luftën kundër trafikimit të drogës, si dhe në uljen e numrit të azilkërkuesve në vendet e BE dhe kjo është një arritje tjetër e madhe.
Por perpara fundit te vitit, kryeministri Rama eshte ftuar ne Bruksel nga presidenti Junker, fakt ky që tregon angazhimin europian ne nivele te tjera edhe pse nuk ka per te miratuar ndonje raport ne keshillin europian” tha zoti Hahn.
Kryeministri shqiptar Edi Rama bëri të ditur se “Presidentin Juncker do ta takoj në fillim të dhjetorit, pas ftesës së marrë ditën e djeshme. Neve na takon të provojmë progresin me fakte, por nuk jemi vetëm sepse kemi mbështetje të qartë nga BE” tha ai.
Më parë, komisioneri Hahn në një mëngjes pune me ministrin e jashtëm Bushati vlerësoi linjëzimin e politikës së jashtme të Shqipërisë me ate të Bashkimit Europian, si dhe rolin proaktiv të Shqipërisë për nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

Sicred